Bllokuan foltoren dhe nuk u lejua të votohej, PS: Të merren masa disiplinore për deputetët e opozitës
Partia Socialiste kërkon që të merren masa disiplinore për deputetët e opozitës të cilët bllokuan dje Foltoren dhe nuk lejuan zhvillimin me tej të seancës plenare.
PS ka depozituar në Komisionin e Etikës në Kuvend një kërkesë ku kërkon që të marren masa për deputetët e opozitës.
Deputetët e Partisë Demokratike kanë bllokuar foltoren dhe karrigen e kryetares së Kuvendit mbrëmjen e djeshme, kjo pasi nuk morën 15 minuta pushim për të zhvilluar mbledhje e për të diskutuar lidhur me anëtarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore.
Ishte Gazment Bardhi, në cilësinë e kreut të grupit parlamentar të PD-së ai i cili kërkoi ndërprerjen e diskutimeve. Një kërkesë e tillë u refuzua nga ana e nënkryetares së Kuvendit Ermonela Felaj.
Menjëherë pas këtij vendimi, deputetët demokratë nuk kanë lejuar Bledi Çuçin të marrë fjalën dhe kanë bllokuar foltoren dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla u detyrua të mbyllë seancën.