Beti Njuma: I shëmtuar përdorimi i zonjës Kadare për të mbrojtur "Kryhajdutin" e Bashkisë Tiranë

Beti Njuma: I shëmtuar përdorimi i zonjës Kadare për të

Helena Kadare, bashkëshortja e shkrimtarit të ndjerë Ismail Kadare, është parë mesditën e kësaj të mërkure në ambientet e SPAK.

Helena është larguar nga ambientet e Prokurorisë në praninë e dy personave të tjerë.

Mësohet se ajo ka shkuar në Prokurorinë e Posaçme për të marrë pjesë në seancën që po zhvillohet ndaj kryebashkiakut Veliaj.

Në emisionin "Ora e Betit", gazetarja Beti Njuma ka reaguar për këtë situatë skandaloze, ku u shpreh se në opinionin e saj, zonja Kadare u përdor në një mënyrë të shëmtuar.

"Në mendimin tim personal ndoshta gjëja më e shëmtuar dhe më skandaloze që iu bë kësaj çështjeje sot ishte vizita në dyert e Gjykatës së Posacme të zonjës Elena Kadare. 

Një zonjë shumë e nderuar e cila kurrë se si nuk duhej përdorur në këtë mënyrë të shëmtuar nga ata njerëz që në atë moshë me atë gjëndje të rënduar shëndetësore dhe psikologjike e kanë detyruar të shkojë në Gjykatën e Posacme. 

Kjo është gjëja më e neveritshme e gjithë kësaj situate në opinionin dhe në gjykimin tim, por zoti i faltë ata që e kanë detyruar zonjën Kadare të shkoj atje.

Ajo nuk është në gjendje të kujdeset për veten. Nuk u mora me zonjën Kadare, u mora me njerëzit që e kanë çuar atje", tha gazetarja Beti Njuma.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RTV ORA NEWS (@rtvoranews)

EMISIONET