Beteja e 9 nëntorit/ Berisha: PD do të mbështesë kandidatë të pavarur në Tiranë dhe bashkitë e tjera

Partia Demokratike do të mbështesë kandidatë të pavarur për të fituar në zgjedhjet e pjesshme lokale, jo vetëm për Bashkinë e Tiranës, por edhe në 5 bashkitë e tjera të vendit.

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së kryesisë, Berisha deklaroi se PD vlerëson shumë kandidaturat e pavarura, për të cilët theksoi Berisha historia ka treguar se janë më të suksesshme.

Pjesë nga deklarata e kreut të PD, Sali Berisha:

Beteja e 9 nëntorit/ Berisha: PD do të mbështesë

Patëm një diskutim të gjatë, të përgjegjshëm, të lirë.

Ajo që predominoj dhe e konsideroj një hap të rëndësishëm në përpjekjen tonë, është se PD ndonëse ka padiskutim kandidatura kalibri për asnjëlloj krahasimi me organizatën kriminale në pushtet, do vlerësojë dhe çmojë shumë kandidaturat e pavarura.

Do konsiderojë me seriozitetin më të madh, kandidatë të pavarur të cilët garojnë si të tillë dhe që konsiderojnë të nevojshme për fitoren e tyre, mbështetjen e PD-së.

Besoj se në një valë me këtë nga diskutimet paraprake janë dhe forcat e tjera opozitare.

Dhe kjo jo vetëm në bashkinë e Tiranës, por dhe në bashkitë e tjera.

Ky është një moment do të mendoja unë, për të gjithë ata qytetarë, intelektualë, ata specialistë, ekspertë që ndihen të gatshëm të përballen me narkoshtetin e Edi Ramës, të matin forcat e tyre në një garë në interesin më të mirë të qytetarëve të marrin vendimin e duhur.

EMISIONET