"Berishën e do anëtarësia", Gjokutaj: Alibeaj një herë që mblodhi Kryesinë, e nisi me 24 dhe e mbylli me 12

Avokati Genc Gjokutaj thotë se grupi i Alibeaj ka mashtruar opinionin se ka marrë PD.

Në "Ora e Betit" ai nënvizoi se Apeli ka prishur vendimin dhe e ka kthyer për rigjykim, proces i cili nuk dihet si do shkojë duke marrë parasysh paralajmërimin e Berishës për rekurs në Gjykatën e Lartë.

Gjokutaj: Duhet të jemi seriozë në debat. Më vjen shumë keq, nuk kam gjë me kolegun se bën maksimumin e mundur. Foltoren e duan se duan të huajt apo shqiptarët, e do anëtarësia. Partitë janë bashkësi vullnetesh.Statuti i Rithemelimit e ka veshur Berishën me kryetarllëk dhe ka krijuar organet. Unë e ti bëjmë një kontratë shitblerje dhe kontrata më vesh me pronësi mua jo regjistrimi në Hipotekë.

Ajo që është shqetësuese dhe alarmante, Indriti thotë pas 14 majit do të mbledhim Këshillin Kombëtar. Do presin Gjykatën e Lartë ku do shkojë kjo dosje, se vendimi është prishur. Do presin gjykimin apo rigjykimin e Gjykatës së Lartë? Pas vendimit të Apelit kanë manipuluar opinionin sikur kanë marrë partinë. Atje është kthyer për rigjykim, mund të mos bëhet në shkallë të parë nëse reagohet me rekurs në Gjykatën e Lartë.

Juristi i PD thotë se ne marrim autorizime të ndryshme për veprimtari të ndryshme. Autorizuesi është Lulzim Basha. Ose do të pranojmë se Lulzim Basha është akoma kryetar ose do pranojmë që nuk është kryetar, autorizimi i tij ka rënë dhe ky rri pa mandat. Autorizmi nuk është term statutor. Këta nuk thonë sa anëtarë kanë. Alibeaj e mblodhi një herë kryesinë, e filloi me 24 dhe e përfudoi me 12, i ikën rrugës.

Partia është anëtarësi. Kjo çudi ndodhi dhe do të ndodhë sakohë të kemi këtë mazhorancë që fut hundët dhe manipulon një pjesë të opozitës dhe sa kohë të kemi këta gjyqtarë karagjozë që kalendarin dhe datat e gjyqit i kanë sipas kalendarit politikë.

EMISIONET