Berisha, tashmë i lirë/ Çollaku: Kur nuk kishin prova morën masë arresti, tani që kanë prova morën masë lirie...

I ftuar në emisionin "Ora e Betit", në "Ora News", ishte gazetari Basir Çollaku, i cili foli rreth revokimit të GJKKO-së ndaj masës së sigurisë "arrest shtëpie", të caktuar ndaj Sali Berishës.

"Nuk duhet të kishte mbërritur në këtë sens, natyrisht që në gjithë dokumentat e ofruara, publikuara, pretendimet e prokurorisë dhe gjykatës për të bindur vetveten dhe opinionin, ata kanë mbërritur duke bindur vetveten që bënë një gabim që nga fillimi. Kur nuk kishin prova morën një masë arresti, tani që kanë prova morën masë lirie, ku duhet të ishte e kundërta", u shpreh Çollaku.

 

EMISIONET