Berisha: Skapi i partisë do quhet qendra kombëtare e shpifjeve! Lëshuan dje lajmet për urdhrin e arrestit të Tom Doshit dhe arratisjen e tij
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së grupit parlamentarë të PD, ka akuzuar institucione të caktuara të drejtësisë për shpifje dhe dezinformim.
Ai filloi fjalën e tij duke njoftuar opinionin publik për një ndryshim në emërtimin e asaj që ai e quajti "Skapi i Partisë", duke theksuar se ky institucion do të njihet nga ky moment e tutje si "Qendra Kombëtare e Shpifjes dhe Dezinformimit".
Sipas Berishës, kjo qendër, që lidhet me burime të caktuara të informacionit në Tiranë, ka shpërndarë lajme të rreme lidhur me një mandatin arresti për deputetin Tom Doshi.
Berisha i quajti këto informacione si një gënjeshtër të tmerrshme, duke theksuar se Doshi nuk është arratisur dhe nuk ka asnjë mandat arresti.
Ai i bëri thirrje shqiptarëve të jenë të kujdesshëm ndaj informacioneve që dalin nga SPAK, të cilat sipas tij janë të lidhura ngushtë me këtë "qendër shpifjesh".
Berisha: Më duhet ta filloj këtë fjalë për të informuar shqiptarët se nga ky moment e tutje ajo që dje është njohur si Skapi i partisë, do quhet tani e tutje qendra kombëtare e shpifjes dhe dezinformimit. Ky institucion lëshoi dje pasdite dhe gjithë natën në Tiranë se ka prerë mandatin e arrestit të Tom Doshit dhe se në mëngjes lajmet, po nga këto burime aty afër, vinin se Toma është arratisur.
Tani imagjinoni se si bëjnë hetimet këta. Imagjinoni ju teknikat e hetimit. Ndaj dhe i ftoj shqiptarët që sa herë të dëgjoni fjalën SPAK, të kujtojnë të lidhur me të qendra kombëtare e shpifjeve dhe mashtrimeve. Toma nuk është arratisur, as ka apo nuk ka mandat arresti, por kjo është një gënjeshtër e tmerrshme që është hapur nga qendra kombëtare e shpifjeve.

