Berisha: Pak orë na ndajnë nga dita e fillimit të betejës ku çdo opozitar është i betuar për çdo sakrificë

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në tubimin e përnatshëm se vetëm pak orë na ndajnë nga dita e fillimit të betejës ku çdo demokrat, opozitar është i betuar për çdo sakrificë,

Fjala e Berishës

Mirëmbrëma, përshëndetjet më të përzemërta, më miqësore. Mirënjohjen më të pakufishme, për ju pararendësit e betejës të 7 tetorit.

Pararendësit e marshit të demokrateve dhe demokratëve, opozitareve dhe opozitarëve, qytetarëve dhe qytetareve drejt fitores.

23 orë na ndajnë nga dita e fillimit të asaj beteje në të cilën çdo demokrate dhe demokrat, çdo opozitar dhe opozitare vendos i betuar, i gatshëm për çdo sakrificë për dinjitetin e tij, për dinjitetin e shqiptarëve, për votën e lirë, për të ardhmen tonë.

Miqtë e mi, populli opozitar, një popull fisnik, një popull i mbrujtur me vlerat më të larta të moralit, të qendrimit, të atdhedashurisë është shndërruar këto vite nga narkoqeveritarët, narkozyrtarët, nga Edi Rama dhe regjimi i tij i bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve në një popull të përçmuar, në një popull të nënçmuar, në një popull të burgosur, në një popull të diskriminuar, në një popull të dëbuar nga vendi, në një popull që i rrëmbehet vota dhe që i kërkohet të mbajë ison regjimit.

Nuk ka patur dhe nuk mund të ketë një qendrim më armiqësor, më çnjerëzor, më antishqiptar se sa qendrimi ikreut të krimit të organizuar, Edi Ramës, organizatës së tij kriminale, rilindjes së drogës dhe krimit, hajnisë, narkoinstitucioneve, narkopolicisë, narkodrejtësisë që vërsulen si qen të tërbuar kundër popullit opozitar.

Vërsulen të tmerruar për krimet që kanë kryer, për vjedhjet që kanë bërë kundër popullt fisnik opozitar, kundër popullit atdhetar opozitar.

Janë vërsulur si hiena kundër atyre që përmbysën pushtetin e etërve të tyre barbarë. Kanë shndërruar procesin themelor të lirisë, të demokracisë, procesin zgjedhor në farsë elektorale në të cilën krimi, droga shndërrohet në votë, dhe vota shndërrohet në krim, në drogë, në vjedhje të qytetarëve.

EMISIONET