Berisha: Nesër në ora 11:00, të gjithë tek bashkia. Erion, shko vetë aty ku e ke vendin, mos të të çojmë zvarrë

Kryedemokrati, Sali Berisha i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së nesërme të opozitës përpara Bashkisë Tiranë, kundër vjedhjeve dhe korrupsionit të kryebashkiakut Erion Veliaj.

‘Nesër në ora 11:00, të gjithë tek bashkia. Erion, shko vetë aty ku e ke vendin, mos të të çojmë zvarrë’, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij në protestën maratonë që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Miqtë e mi, një shëndetësi moderne, e cila i përgjigjet çdo emergjence me sukses dhe efikasitet, është zotimi ynë. Me treguesit e shëndetit plotësisht të krahasueshëm me vendet e zhvilluara të BE. Ndaj dhe ftoj qytetarët dhe qytetaret shqiptare të bashkohen me ne në mosbindjen civile. Nesër në ora 11:00, të gjithë tek bashkia.

Erion, gjersa të të varim në shtyllën e turpit të historisë, aty do i kesh të revoltuarit e qytetit të Tiranës. Erion, shko vetë me këmbët e tua, të mos të të çojmë ne zvarrë aty ku e ke vendin. Të mos të të kapim për zverku, se tani Aleksi ka hallet e veta, nuk ka të tuat. Edhe njëherë, mirënjohje të pakufishme.

Ne kemi mbrojtur të vërteta në çdo kohë dhe do i mbrojmë ato edhe më shumë. Ne ecim drejt fitoreve, Edi Rama drejt McGonigalit. Le ta mbrojë sa të dojë mercenar Dumani, por së bashku do kenë fatin e McGonigalit si armiq të sigurisë, të Shqipërisë dhe SHBA. Si hajdutë, si të korruptuar, si njerëz që meritojnë çdo ndëshkim. Ja pra, pse është radha jonë.

EMISIONET