Berisha: Nderim për Dr. Ndue Carën, mjekun dhe liderin e përkushtuar të Pukës

Berisha: Nderim për Dr. Ndue Carën, mjekun dhe liderin e

"Të dashur miq, Dr. Ndue Cara mbylli sytë përgjithmonë.
Ish-student i shkëlqyer dhe mjek i talentuar, Dr. Ndue Cara shërbeu me aftësi, përkushtim dhe humanizëm të madh, si një misionar i vërtetë, deri në fund të jetës së tij, mijëra e mijëra të sëmurëve.

Dr. Ndue Cara, që në krye të herës, u angazhua me Partinë Demokratike në Pukë, dhe si kryetar në drejtimin e saj. Ai ishte ndër qeveritarët vendorë më të respektuar të kësaj partie si Kryetar i Bashkisë Pukë.

Me ndarjen e tij nga jeta, familja e tij e nderuar humbi birin, bashkëshortin dhe prindin shembullor. Puka humbi intelektualin, mjekun e talentuar, humanistin e përkushtuar, qytetarin dinjitoz dhe qeveritarin e saj vendor të aftë e të ndershëm. Partia Demokratike humbi demokratin trim, të guximshëm dhe besnik si ai. Ndërsa të gjithë ne që e kemi njohur dhe kemi bashkëpunuar me Dr. Ndue Carën, humbëm një mik të dashur dhe të paharruar përjetë.

Ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve, të afërmve, demokratëve dhe qytetarëve të Pukës", ka shkruar Sali Berisha në platformën Facebook.

EMISIONET