Berisha mesazh strukturave të PD: Janë ditët vendimtare, punoni 16 orë në ditë për fitoren

Berisha mesazh strukturave të PD: Janë ditët vendimtare, punoni

Në një thirrje drejtuar udhëheqësve politikë, kandidatëve dhe strukturave të PD, Sali Berisha kërkon intensifikim maksimal të fushatës elektorale, duke theksuar rëndësinë e çdo ore pune në këtë fazë kritike.

Berisha: Mesazh drejtuar udhëheqësve Politikë të Qarqeve, drejtueseve, kryesive të degëve, kandidatëve për deputetë dhe të gjithë strukturave të PD.

Këto janë ditët vendimtare!

Çdo orë kushton sa një ditë!

Intensifikimi i fushatës, puna së paku 16 orë e udhëheqësve politikë të Qarqeve, drejtuesve dhe kryesive të degëve, kandidatëve të listave të mbyllura dhe të hapura, shtabeve elektorale, strukturave të Partisë është vendimtare për fitoren tonë!

Ndaj dhe mobilizoni të gjithë forcat dhe energjitë për përmbushjen e këtij misioni!

“Shqipëria Mashështore”!
Fitore!
Përshëndetje, Sali Berisha

EMISIONET