Berisha: Ky është viti i përmbysjes së diktaturave! PD mbështet opozitën iraniane në betejën e saj
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencë me gazetarët deklaroi këtë të hënë se ky është viti i përmbysjes së diktaturave!
Berisha shtoi se PD mbështet opozitën iraniane në betejën e saj.
FJALA E BERISHËS
2026-a, viti i përmbysjes së diktaturave.
Viti i zi për diktatorët.
Viti i lirisë për kombet.
Pas vendosjes para gjykatës të Maduros apo Ramaduros së Venezuelës, radhën duket se e kanë Ajetollahët e Iranit.
Kombi pers është i tëri në këmbë për lirinë dhe dinjitetin kombëtar, kundër regjimit më obskurantist që ata kanë njohur në tërë historinë e tyre të gjatë, regjimit të Ajetollahëve.
Ky regjim në grahmat e fundit po përdor të gjitha armët dhe mjetet dhe ditët e fundit ka me qindra në mos mijëra martirë të lirisë.
Por marshi i revolucionit iranian drejt fitores nuk ndalet me asgjë.
Regjimi i Iranit i ka ditët e numëruara.
Liria e iranianëve ka çmimin e saj, por burrat dhe gratë, djemtë, vajzat e këtij kombi janë të gatshëm ta paguajnë atë.
PD mbështet me forcën më të madhe opozitën iraniane në betejën e saj për një Iran të lirë, demokratik dhe të pavarur.
PD i bën thirrje qeverive të vendeve të lira, SHBA në radhë të parë, të ndihmojnë me të gjitha mundësitë popullin vigan iranian të çlirohet nga ky regjim obskurantist.
Sot jam këtu për superskandalin e ri që denoncoi me përgjegjësi të plotë ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj.
Jam këtu për parkun virtual të high-tech, apo de facto Troplanën e Shkozetit, një skandal i denjë për filmat më horror në gjininë e vjedhjeve të pasurive publike.
Ja, ky është Silicon Valley i Edi Ramës, Armand Frangut, Fatmir Troplinit që quhet Durana.
3 vite më parë, se ka historinë e vet, një nga gjigantët e high-techut, vendosur në Ukrainë, EPAM, pas agresionit rus ndaj Ukrainës, vendos që të spostojë sipërmarrjen e tij të madhe në një vend tjetër dhe përzgjedh Shqipërinë.
Presidenti i kësaj kompanie, ndër më të fuqishmet në botë, me xhiro miliarda dollarë, vjen në Shqipëri dhe pritet nga kreu i organizatës kriminale, Edi Rama, dhe Agaçi me asistenten e tij, Elira Kokona.
Ai paraqet projektin e tij, dëshirën dhe vendimin e kompanisë që të gjithë sipërmarrjen e tij të madhe në Ukrainë ta spostojë në Shqipëri, por për këtë qëllim kërkon krijimin e një zone, siç e kishte në Ukrainë, me kushte të favorshme.
E vërteta është se kjo iu premtua, se Ramaduro filloi të flasë për Silicon Valley në Durrës.
Por menjëherë kthetrat e egra të mafies shqiptare përvetësuan projektin dhe kompania prestigjioze nuk gjeti asnjë mundësi të investonte në këtë vend.
E zhgënjyer, e dëshpëruar, pa që kishte të bënte me një narko-mafie të pashembullt, dhe si përfundim këto livadhe dhe ara që shihni këtu janë Troplana e Edi Ramës.



