Berisha kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë, paraqet kërkesën për heqjen e detyrim paraqitjes
Sali Berisha ka kundërshtuar në gjykatën e lartë masën detyrim paraqitje duke kërkuar hetim në gjendje të lirë. Ndërkaq po për dosjen "Partizani", ku akuzohet kryetari i PD, dhëndërri i tij Jamarbër Malltezi ka humbur sërish në gjkko. Trupa nuk pranoi një masë më të lehtë sigurie duke vendosur qëndrimin në arrest me burg
Sali Berisha ka ankimuar në Gjykatën e Lartë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” të vendosur prej 3 janarit duke kërkuar lirinë e plotë.
Në atë kohë Apeli e liroi nga arresti në shtëpi, duke e detyruar kryetarin e PD-së të paraqitet pranë OPGJ-së të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji.
Hera e fundit e paraqitjes së Berishës në Prokurorinë e Posaçme ishte në datën 3 mars.
Ndërkaq Gjykata e Posaçme e ka rrëzuar kërkesën e Jamarbër Malltezit për revokim të masës së sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “pa masë sigurie”.
Dhëndri i ish-Kryeministrit Berisha që prej muajit nëntor të vitit 2023 është lënë në “izolim në banesë” me vendim të gjyqtares Ilirjana Olldashi, e cila ndryshoi vendimin e shkallës së parë, duke e liruar nga burgu.
Deri më tani ai ka bërë disa kërkesa drejt gjykatës ku asnjëra prej tyre nuk i ka pranuar, duke ia rrëzuar të gjitha.
Malltezi u bë pjesë e dosjen “Partizani” së bashku me Sali Berishën, Fatmir Bektashin, Andia Pustinën dhe Xhimi Begeja.
Sipas SPAK këta persona dyshohen për korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Prokurorët dyshojnë se Berisha duke qenë kryeministër ka nxjerrë akte ligjore dhe nënligjore që kanë favorizuar dhëndrin e tij Jamarber Malltezin.
Ky i fundit së bashku me biznesmenët dhe financieren kanë zhvilluar pronën dukë ndërtuar komplekse.
Berisha për këtë dosje ndodhet ne detyrim paraqitje. Dosja ndodhet fazën paraprake ku gjyqtaria Flojera Davidhi do të vendos nëse do të kaloj për gjykim apo do të pushohet.


