Berisha: Gjoba e Shqipërisë në arbitrazh mund të shkojë 1.5 mld USD. Rama e ka futur në xhep drejtësinë

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaron se gjoba e Shqipërisë në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar, për faj të qeverisë, mund të shkojë në 1.5 miliardë dollarë. 

Dy ditë më parë ishte biznesmeni italian, Francesco Becchetti që fitoi në arbitrazh përballë shtetit shqiptar plot 110 mln euro për mbylljen e Agon Channel nga Edi Rama.

Nga Fieri ku prezantoi kandidatin e opozitës për kryetar bashkie, Evdar Kodheli, ai tha se Rama e ka futur drejtësinë në xhep, por shtoi se gjykatat ndërkombëtare nuk janë si gjykatat e Tiranës. 

Duke iu referuar Ish-kryeministri solli në vëmendje se ndaj Shqipërisë janë disa çështje në arbitrazh dhe gjoba mund t'i kushtojë buxhetit të shtetit aq sa për dy vite janë rrogat të gjithë shqiptarëve.

“Ky drejtësinë e ka futur në xhep. Shkoni në gjykata. Asnjë gjyq nuk fiton qytetari. Tani mendon se gjykatat ndërkombëtare janë si gjykatat e Tiranës dhe thotë do dal nga Gjykata Ndërkombëtare. Dil provoje njëherë. 156 mln janë ndarë nga buxheti për të paguar gjobat që kemi marrë në arbitrazh. Ju garantoj se me 12 çështje të tjera që ndodhen në të njëjtën gjykatë dhe 5-6 çështje të tjera në Paris dhe Zvicër gjoba e Shqipërisë do të shkojë të paktën 1.5 mld dollarë. Më shumë se 2 vite rrogat e të gjithë shqiptarë. A mbahet një kryeministër i tillë hajdut dhe mashtrues? Kurrën e kurrës. 14 Maji është një ditë që ndan historinë, një ditë ku duhet të bashkohemi të gjithë, demokratë, të paparti, socialistë”, deklaroi më tej kreu i PD, Sali Berisha.

Berisha: Gjoba e Shqipërisë në arbitrazh mund të shkojë

PO ashtu, Berisha iu referua abuzimeve që po bëhen te sektori energjetik, duke u shprehur se qeveria hap kaskadën në verë dhe ia shet energjinë sekserëve me çmim të lirë.

“Këta kanë gjetur mekanizmin e vjedhjes së tmerrshëm të energjisë. Verës zbrazin digat e ndaluar me ligj gjatë verës. Ia shesin sekserëve të tyre shqiptarë. Ia shesin me 30-40 euro dhe energjinë e blerë nga HEC-et publike e shesin në bursë me 200 euro. Vjen vjeshta kaskada e zbrazur, shkojnë dhe blejnë energji 300 euro. Gjithçka është vjedhje që i bëhet qytetarëve në një kohë kur kaskada është mrekulli sepse të lejon të depozitosh energji. Çfarë bëhet me bordet ndaj jush. Pse po ikin shqiptarët? Nga varfëria”, deklaroi kreu i PD.

sali berisha berisha fier evdar kodheli

EMISIONET