Berisha: Edi Rama po bën gjithçka kundër Qeverisë së Kosovës, por tashmë si argat i Vuçiçit
I ftuar në “Ora e Betit” me Beti Njumën në RTV Ora, Sali Berisha u shpreh se Edi Rama po bën gjithçka kundër Qeverisë së Kosovës, por tashmë si argat i Vuçiçit.
Ai tha se Rama ndërhyn vetëm për llogari të vetat personale dhe llogari anti-Kurti me Vuçiçin, sepse kjo është një çështje që është në tryezën e ndërkombëtarëve.
Berisha: E gjitha është një lojë për të futur në rreth Albin Kurtin. Edi Rama po bën gjithçka kundër Qeverisë së Kosovë, por tashmë si argat i Vuçiçit. Po bën një ndërhyrje brutale në punët e brendshme të një vendi sovran. Shqipëria nuk mund të ndërhyjë sepse është palë me Kosovën.
Rama ndërhyn vetëm për llogari të vetat personale dhe llogari anti-Kurti me Vuçiçin. Kjo është një çështje që është në tryezën e ndërkombëtarëve. Në pamje të parë duhet të jesh mendjelehtë që të futesh aty. E bën Rama nga një hall i madh, sepse do të tregohet si yll stabiliteti sikurse e quajti Aleks Sorosit.




