Berisha: Edi Rama kryeson kupolën e hajdutëve që po shkreton dhe varfëron çdo ditë shqiptarët

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin  Edi Rama se paratë e buxhetit të shtetit i përdor për të bërë jetë luksi për veten e tij.

Në takimin online me demokratë në Londër ai denoncoi edhe aferën 5 mld euro me portin e Durrësit.

Berisha tha se Rama ja ka dhënë miliarderit në Dubai  jashtë çdo procedure dhe ligji portin e Durrësit me 820 mijë metra katror truall, për të ndërtuar gradaçelën e tij.

Berisha: Edi Rama e kryeson vetë këtë kupolë hajdutësh që po shkreton dhe varfëron çdo ditë shqiptarët. Po ndalem në disa shembuj. Ai ka firmosur për ndërtime me procedurë të mbyllur, procedurë antiligjore, tre djegësave 420 mln euro, asnjëri prej tyre nuk ekziston. Edhe njëri që u ndërtua në Elbasan, u morën hekurishte të viteve ’70 dhe është jashtë funksionit sot. Të gjitha paratë shkojnë në kontot bankare të sipërmarrjes së tij, të Erion Veliajt dhe ministrave të tjerë.

Porti i Durrësit është një aferë e cila në total shkon rreth 5 miliardë euro. Edi Rama ka gjetur një miliarder në Dubai dhe do të ndjekë shembullin e tij për tu bërë edhe vetë miliarder. Jashtë çdo procedure dhe ligji i ka dhënë atij portin e Durrësit me 820 mijë metra katror truall, për të ndërtuar gradacielën e tij, tokë publike e cila është pronë e Durrësit dhe Shqipërisë.

Rastet janë të pafundme. Vetë bën një jetë sheiku. Me 137 fluturime me çarter me dhomë gjumi luksoze, ka shpenzuar mbi 22 mln euro. Blen për oborrin e zyrave të tij, vazo druri plot 4 mln euro. sillet si një despot i vërtetë, që nuk njeh ligj nuk njeh asnjë normë standard.

Edi Rama, ju e dini është i biri i një xhelati të diktaturës komuniste. Kur them xhelat e them në kuptimin e vërtetë të fjalës. Në diktaturë shoqëria ndahej në shtresat e veta. Në njërën anë qëndronin të përndjekurit, të persekutuari të burgosurit politikë, të cilët për fjalën e lirë, për besimin tek zoti, vokacionin perëndimor, dashurinë e kombit, burgoseshin, internoheshin, ekzekutoheshin.

Por në anën tjetër ishin në ekstremin tjetër xhelatët e tyre, ata të cilët i torturonin, i burgosnin, ata të cilët firmosnin ekzekutimin e tyre dhe i ekzekutonin. I ati i Edi Ramës ka firmosur në 10 gusht të vitit 1988, ekzekutimin e Havzi Nelës, një poeti disident i cili në vargjet e tij shkruante për liritë e të drejtat e njeriut, shkruante për Kosovën dhe frymën e Helsinkit.

U ndala këtu në këtë moment jo për të bërë biografi, por ky ishte qëndrimi i etërve të tij ndaj mendimit ndryshe, ndaj mendimi pluralist. Edi Rama sot mban të njëjtin qëndrim ndaj pluralizmit politik.

EMISIONET