Berisha drejt arrestimit, Kaso: Akti i radhës i persekutimit politik, po i mbyllet goja opozitës
Në një intervistë për ora News, Ivi kaso u shpreh se sot u shënua akti i radhës në atë që është një skemë politike që po përforcohet me persekutimin e kundërshtarëve politikë.
Ai shtoi se brenda një jave, u formalizuan disa akte tejet të rënda për t’i mbyllur gojën opozitën dhe për t’i hequr disa arme kushtetuese në një vend demokratik.
Kaso: Sot u shënua akti i radhës në atë që është një skemë politike që po përforcohet me persekutimin e kundërshtarëve politikë me anë të drejtësinë, për të zhdukur opozitën e vërtetë dhe atyre zërave që kanë ngelur.
Brenda një jave, u formalizuan disa akte tejet të rënda për t’i mbyllur gojën opozitën dhe për t’i hequr disa arme kushtetuese në një vend demokratik. Qysh nga sjellja në kuvend për ndryshimin e rregullores dhe për të sanksionuar deputetët për 2 muaj për mandatin e tyre.

