Kërkohet bashkimi i PD, Berisha: Nuk i frikësohem Bashës, Agalliu: Na duhen fytyra të reja

Sali Berisha nuk I frikësohet një rikthimi të Lulzim Bashës në krye të PD, ndërsa thotë se ai është një vegël e Edi Ramës. Ndërkohë që ish-kryetarët e PD hedhin akuza ndaj nëjri-tjetrit, deputetët bëjnë thirrje për bashkim pas humbjes së thellë të 14 majit.

Një ditë pasi Lulzim Basha paralajmëroi rikthimin në krye të PD Zyrtare, Sali Berisha u shfaq i pashkqetësuar para gazetarëve, madje duke akuzuar përsëri Bashën për bashkëpunim me Ramën.

"Ai bën se çfarë i thotë Rama. Mos më pyesni për axhendën e tij, axhendën e tij ia shkruan Rama," tha ai.

Teksa Ish-kryeminsiri Berisha dhe ish-kryetari i PD Lulzim Basha hedhin akuza, deputetët demokratë bëjë thirrje për bashkim pas rezultatit katastrofik të zgjedhjeve të 14 majit.

"Ta bëjnë dhe ata që janë pjesë e humbjeve e disfatave të PD të 14 majit, 25 prillit të lënies së mandateve. Kemi dy vjet që duam të bëjmë një opozitë të përbashkët. Për Bashën, është herët të flasim për kryetar partie," tha Flamur Hoxha.

Të tjerë deputetë u bënë thirrjhe kolegëve të tyre për të marrë përsipër fatin e PD në dorë.

Deputetët demokratë vijojnë të jenë të përcarë prej gati dy vitesh ndërsa në zgjedhjet e 14 majit Partia Demoratike zyrtare mori rezultatin më të dobët historik të saj.

EMISIONET