“Beleri” kusht i Greqisë për Shqipërinë në BE, Guri: Vetoja do të vazhdojë të realizohet edhe në hapa të tjera

Gazetari dhe aktivisti Etmond Guri, në një lidhje me skype nga Athina në studion e lajmeve në “Ora News”, raportoi mbi informacionet që vijnë nga mediat helene lidhur me kushtëzimin e Athinës së çështjes “Beleri” me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Çështja beleri vijon të mbetet në fokusin e qeverisë greke. Vetoja do të vazhdojë të realizohet edhe në hapa të tjera, sepse rasti i Shqipërisë fatmirësisht nuk është i ngjashëm me rastet e tjera si me Maqedoninë e Veriut.

Rasti Beleri është një rast shumë specifik, i cili filloi nga Greqia me kërcënimet direkte në një mënyrë aspak komode dhe të hijshme për një vend si Greqia, dhe tashmë ka ndryshuar dhe së fundmi është bazuar tek prezumimi i pafajësisë dhe mbi këtë kërkohet që Beleri të betohet.

Por tashmë ka pasur reagime edhe nga aktorët e BE-së të cilët i kanë tërhequr vëmendjen Greqisë për të mos krijuar pengesa apo të bëjë deklarata që mund të ishin në kundërshtim të harmonisë së vendeve të BE-së.

Mediat në Greqi nuk e kanë të drejtën si në Shqipëri të flasin për çdo gjë, por ato gjithmonë paraqesin vetëm intersin dhe strategjinë e tyre kombëtare”, u shpreh ndër të tjera gazetari Etmond Guri.

lili saraçi etmond guri

EMISIONET