Begaj uron kreun e ri të SPAK, Klodian Brahon: Suksese në këtë mision të rëndësishëm

Presidenti Bajram Begaj uron kreu e ri të SPAK Klodian Braho, ndërsa ka vlerësuar edhe punën e Altin Dumanit.
Në një reagim në platformën X, Begaj shprehet se drejtimi i strukturës së Posaçme kundër korrupsioni është përgjegjësi e lartë dhe mundësi për të forcuar besimin e qytetarëve te drejtësia.
Reagimi:
Urime Kreut të ri të SPAK, z. Klodjan Braho! Drejtimi i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit është përgjegjësi e lartë dhe njëkohësisht një mundësi për të forcuar besimin e qytetarëve te drejtësia.
SPAK nën drejtimin e Z. Altin Dumani, ka dhënë rezultate konkrete në këtë drejtim.
Forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kërkon vendosmëri, integritet dhe guxim.
Suksese në këtë mision të rëndësishëm për vendin!
Urime Kreut të ri të SPAK, z. Klodjan Braho!
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) December 11, 2025
Drejtimi i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit është përgjegjësi e lartë dhe njëkohësisht një mundësi për të forcuar besimin e qytetarëve te drejtësia.
SPAK nën drejtimin e Z. Altin Dumani, ka dhënë rezultate konkrete në këtë…

