Begaj pritje me trupin diplomatik në Tiranë, flet për sulmin kibernetik të Iranit: Menduan që mundemi thjeshtë

Në Pallatin e Brigadave  u zhvillua ceremonia e pritjes tradicionale të fillimvitit, me përfaqësuesit e trupit diplomatik në Shqipëri.

Presidenti Begaj gjatë fjalës përshëndetëse shprehu edhe një herë vendosmërinë e Shqipërisë për të mbetur në krah të ukrainasve, e aktivisht pjesë e bashkëpunëtore e aleancës euroatlantike.

Begaj: Shpresa jonë është që konflikti të marrë fund dhe agresori të zërë mend, duke kuptuar se kemi mjaft sfida për të përballuar globalisht, dhe luftërat e hapura të integritetit të vendeve e popujve nuk duhet të jenë pjesë e këtyre sfidave.

Ai foli dhe për sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë, duke e konsideruar një sulm të strukturuar në skuta totalitare ndaj një vendi të lirë e demokratik.

Begaj: Ndoshta agresorët e fshehur pas pushteteve anti-demokratike mendojnë se vendi ynë i vogël gjeografikisht mundet shpejt e thjeshtë. Por mesa duket, nuk njohin as historinë, dhe as Shqipërinë.  Dua të falënderoj aleatët e partnerët tanë në NATO, e veçanërisht Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e bashkëpunimin që Shqipëria t’i bëjë ballë sulmeve të natyrave të ndryshme e tentativave për të destabilizuar apo dëmtuar vendin tonë.

Begaj pritje me trupin diplomatik në Tiranë, flet për sulminBegaj pritje me trupin diplomatik në Tiranë, flet për sulmin

EMISIONET