Begaj nis konsultat për zgjedhjet, Maliqi: Shqiptarët do votojnë opozitën! PS, në pushtet përmes pazareve të pista me krimin
Në një kohë kur Presidenti i Republikës ka nisur konsultimet me partitë politike për përcaktimin e datës së mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, drejtuesi Politik i Partisë së Lirisë në Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, në studion e lajmeve në “Ora News” renditi arsyet se pse ka ardhur momenti që opozita të votëbesohet.
“Populli duhet të votojë opozitën për shkak se u bënë 12 vjet qëndrimi në pushtet përmes pazareve të pista të kësaj mazhorance me krimin.
Sepse kemi krerët e opozitës të arrestuar, ku gjej rastin të përshëndes Presidentin e PL-së, Ilir Meta i cili gjendet në burg pa prova dhe fakte dhe që u arrestua në një mënyrë anti-ligjore.
Edi Rama erdhi në pushtet përmes një marrëveshjeje të nënshkruar me LSI-në në atë kohë, por si i pabesë që është ai goditi opozitën pas shpine.
Dhe po ashtu u bë edhe ndaj liderit të opozitës, z. Sali Berisha për të cilin ditën e nesërme do të ketë një vendim për lirimin e tij nga izolimi po ashtu i padrejtë dhe anti-ligjor”, u shpreh ndër të tjera ish-deputeti Lefter Maliqi.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME LEFTER MALIQIN


