Bashkëdrejtuesi i dështimit të reformës i drejtohet Kuvendit, Alibeaj: Sot dita e fundit e "Zgjedhores". Jo pazareve!

Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, mandati i të cilit përfundon sot, dhe që për dy vite bëri një punë boshe, dhe pa asnjë vendim të marrë mbi përmirësimin e Kodit Zgjedhor Enkelejd Alibeaj kishte një mesazh për Kuvendin e Shqipërisë.

Alibeaj e cilësoi skandal faktin që sot është dita e fundit për Reformën Zgjedhore. Ai tha se kjo qeveri duhet të jetë e hapur me qytetarët dhe se nuk i duan listat e hapura.

"Anormaliteti vijon sot kur salla hesht, kur sot është dita e fundit për “Zgjedhoren”. Sot në rend duhet projektligji i depozituar nga opozita, ku është normalitet e sinqeritet. E propozuam. Listat e hapura, votim numërim elektronik, votën e diasporës.

Sot të marrin kurajë dhe të votojmë edhe kundër, por t’u flasim shqiptarëve ashtu sic duhet. Të pranojnë që duan të përjashtojnë diasporën nga vota dhe kanë frikë nga shqiptarët.

T’i dhurosh edhe një mandat tjetër në tavolinë Edi Ramës në tavolinë… Heshtja është pazar për të mbrojtur karriget dhe listat e mbyllura. Pr. Ligji është depozituar dhe të futet për procedurë kërkesa për listat e hapura dhe për emigrantët", deklaroi Alibeaj.

NDIQENI SEANCEN PLENARE

EMISIONET