BASHKË PA BERISHËN! Arlind Qori: Nuk negocioj me PD për Bashkinë Tiranë! Do kandidojmë më vete

Arlind Qori ka bërë të qartë se Lëvizja Bashkë do të garojë e vetme në zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë e Tiranës. Ai refuzoi çdo ftesë të mundshme nga Sali Berisha, duke theksuar se strukturat e partisë do të vendosin menjëherë për kandidatin sapo të shpallet data e zgjedhjeve.

Lëvizja Bashkë do të dalë e vetme në zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë e Tiranës, ndërsa Qori tha se strukturat drejtuese do të mblidhen menjëherë për të zgjedhur kandidatin sapo të publikohet data e zgjedhjeve.

Teksa ka protestuar prej vitesh me radhë kundër Erion Veliajt, një ditë pas shkarkimit përfundimtar të tij nga bashkia, Qori ka një këshillë të fundit për ish-kryetarin e kryeqytetit!

Lëvizja Bashkë mori 13 851 vota në zgjedhjet lokale të vitit 2023!

EMISIONET