Basha uron Pashkët nga katedralja e ‘Shën Palit’: Reflektim që pas errësirës të kemi shpresë, uroj një ndryshim pozitiv për mbarë shqiptarët

Kreu i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka folur ditën e sotme nga kisha e ‘Shën Palit’ në Tiranë.

Basha uroi çdo besimtar të krishterë dhe theksoi se dita e festës le të jetë një reflektim për një ndryshim pozitiv.

"Sot është një ditë e veçantë, në radhë të parë për besimtarët e krishterë: katolikë, ortodoksë dhe ungjillorë.

Gjithë besimtarëve të krishterë shqiptarë i uroj nga zemra gëzuar Pashkët.

Kjo ditë është simbol i ringjalljes, që ka kaq shumë domethënie për ju.

Sjelltë paqe në familjet tuaja. Por, së dyti dhe po kaq e rëndësishme, uroj nga zemra që kjo ditë e shenjtë, ky kremtim i ringjalljes, të jetë një bekim për vendin tonë.

Të jetë një reflektim se pas errësirës vjen shpresa, se ndryshimi pozitiv që të gjithë duam dhe meritojmë është i mundur."-tha Basha. 

 

EMISIONET