Basha takim me ish-zëvendëspresidentin e SHBA-së, Mike Pence

Basha takim me ish-zëvendëspresidentin e SHBA-së, Mike Pence

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me ish-zëvendëspresidentin e SHBA, Mike Pence, i cili ishte i ftuar nderi në forumin e Unionit Ndërkombëtar Demokrat.

“Kënaqësi të bisedoja me të dhe të ndaja mirënjohjen e madhe që çdo shqiptar ka për mbështetjen e jashtëzakonshme që SHBA i ka dhënë dhe i jep kombit shqiptar”, u shpreh Basha në një postim në rrjetet sociale.

“Me ndihmën dhe mbështetjen e SHBA-së, ne do t’ia dalim të ndryshojmë Shqipërinë dhe të mbrojmë interesat e shqiptarëve kudo ku ata jetojnë”, theksoi Basha.

“Të bekuar me miqësinë e SHBA-ve, të cilën duhet ta mbrojmë dhe forcojmë edhe më tej”, theksoi Basha.

EMISIONET