Basha sfidon Berishën: Votojmë vetingun në politikë të tregojmë kush është peng e kush jo, të nisë nga mua

Basha sfidon Berishën: Votojmë vetingun në politikë të

Lulzim Basha duket se ka sfiduar liderin deomakrat Berisha sa i takon akuzave për korrupsion e mbajtje peng të PD-së.

Në një postim në Twitter Lulzim Basha kërkon të votojnë vetingun për politikanët dhe familjarët e tyre për të parë se kush është i korruptuar e kush jo.

Ka vetëm një rrugë që të tregojmë kush është i korruptuar e kush jo, kush është peng e kush jo, kush është i lidhur me krimin e kush jo, le të votojmë vetingun për politikanët dhe familjarët e tyre.

Të nisë transparenca nga unë e më pas të gjithë këta që sot e 32 vite mbajnë peng Shqipërinë. Kjo është rruga e vetme për të çliruar pengjet, luftuar korrupsionin dhe pastruar politikën.

EMISIONET