Basha në SHBA takim me republikanët: Diskutuam për situatën në Shqipëri dhe demokracinë

Basha në SHBA takim me republikanët: Diskutuam për situatën

Ish-kryetari PD-së, Lulzim Basha duket se është larg zhvillime të fundit në partinë e tij, pasi ndodhet në një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mësohet se ai atje po zhvillon takime me përfaqësues të republikanëve, ndërsa është hera e dytë në pak kohë që ai shkon në SHBA.

Basha: Takim shumë i frytshëm me Presidentin e Institutit Ndërkombëtar Republikan Daniel Twining në selinë e IRI në Uashington. Diskutuam gjerësisht mbi situatën në Shqipëri, domosdoshmërinë e forcimit të demokracisë, shtetit të së drejtës, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ramë dakord për intensifikimin e bashkëpunimit në mënyrë që vlerat Euro-Atlantike të jenë udhërrëfyes për ndërtimin e një qeverisje dhe shteti në shërbim të qytetarëve dhe jo një grupi individësh.  

EMISIONET