Basha i përgjigjet akuzave të Metës: Nuk impresionohem nga deklaratat e atyre që kanë marrë malet, për t'iu fshehur drejtësisë
Lulzim Basha iu është përgjigjur akuzave të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili në një konferenë për mediat u shpreh se “të gjithë e dinë kush është pazarxhiu, e ka në ballë”, ndërsa ironizoi kreun e PD-së duke thënë se “nuk bëhesh i ri duke lyer flokët”.
Reagimi i Bashës:
Politikanët e vjetër të tranzicionit të stërzgjatur shqiptar nuk e kanë thjesht betejën me Partinë Demokratike, por, mbi të gjitha, ata e kanë me popullin shqiptar.
Jo vetëm që janë në pazar me njëri-tjetrit, por dihet se kur mblidhen bashkë Rama, Berisha dhe Meta diçka po luajnë në kurriz të shqiptarëve.
Këtë radhë janë bërë bashkë në një aleancë të re kundër SPAK-ut dhe kundër Reformës Zgjedhore, sepse vetëm kështu mund të vijojnë me pazaret e vjetra të bëra në kohë të reja.
Personalisht nuk impresionohet nga deklaratat e atyre që kanë marrë malet për t’iu fshehur drejtësisë, por një gjë është e sigurt: nuk u ka mbaruar vetëm koha, por edhe rruga.
Dhe kur të mbaron rruga, nuk ka mal që të bën derman.
Politikanët e vjetër të tranzicionit të stërzgjatur shqiptar nuk e kanë thjesht betejën me Partinë Demokratike, por, mbi të gjitha, ata e kanë me popullin shqiptar. Jo vetëm që janë në pazar me njëri-tjetrit, por dihet se kur mblidhen bashkë Rama, Berisha dhe Meta diçka po luajnë…
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) March 25, 2024

