DOKUMENTI/ 37 deputetë, Kushtetueses: Shfuqizo ligjin “Për Profesionistët e lirë”. Xhixho: Qeveria i shpall luftë shtresës së mesme

DOKUMENTI/ 37 deputetë, Kushtetueses: Shfuqizo ligjin “Për

37 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë i kërkojnë Gjykatës Kushtetuese shfuqizimin e ligjit “Për Profesionistët e lirë”, me argumentin se qeveria u ka ngarkuar një barrë të re fiskale mijëra profesionistëve në të gjithë vendin.

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, teksa publikon dhe dokumentin e dorëzuar në Kushtetuese përmes një reagimi në rrjetet sociale thekson se me ligjin në fjalë, kjo qeveri i shpall luftë shtresës së mesme, dhe do të rëndojë mbi mijëra biznese të vogla dhe individë të vetëpunësuar.

Reagimi i Erisa Xhixhos

Kemi depozituar në Gjykatën Kushtetuese "Ligji për Profesionistët e lirë". Prej 1 janarit, qeveria u ka ngarkuar një barrë të re mijëra profesionistëve në të gjithë vendin. Ligji për taksimin e profesioneve të lira, me të cilin kjo qeveri i shpall luftë shtresës së mesme, do të rëndojë mbi mijëra biznese të vogla dhe individë të vetëpunësuar.

Taksa 23% për profesionistët e lirë është taksë mbi dijen.

Ligji i ri do rëndojë biznesin të ndershëm dhe shtresën e mesme.

Taksimi me 23% do t’i detyrojë shumë prej tyre të rrisin çmimet e shërbimeve, duke e zhvendosur barrën te konsumatori final, pra qytetari i thjeshtë.

DOKUMENTI/ 37 deputetë, Kushtetueses: Shfuqizo ligjin “Për

Rreth 3 miliardë lekë shtesë synon të arkëtojë qeveria përmes kësaj takse, për të mbushur gropat e krijuara nga skemat korruptive.

Ne kemi detyrimin të mbrojmë qytetarët përballë çdo tentative për zhvatje që maskohet si ligj.

DOKUMENTI/ 37 deputetë, Kushtetueses: Shfuqizo ligjin “Për

Ndaj presim që Gjykata Kushtetuese të shfuqizojë këtë ligji, duke vënë të parin interesin e qytetarit shqiptar!

EMISIONET