Bardhi: Pse nuk miratoni kërkesën tonë? Felaj: Zgjidhni problemet mes vetes, pastaj flasim...
Që në nisje të seancës plenare, Gazment Bardhi ka lëshuar kritika në drejtim të Kuvendit, sa i takon kalendarit për përcaktimin e rendit të ditës.
Sipas tij, shumë kërkesa të depozituara nga deputetët rrinë prej gati 2 vitesh në sirtarët e Kuvendit dhe nuk merren parasysh. Ai tha se kalendari duhet të përcaktojë datat e shqyrtimit të projektligjeve.
“Ne jemi kundër një kalendari që nuk cakton datën për shqyrtimin e kërkesave që presin prej 2 vitesh për kërkesat e tyre.
Ne i lamë kohë 1 javë Kuvendit që të futej në kalendar kërkesat tona. Qytetarët protestojnë jashtë për të drejtat e tyre.
Keni marrë një njoftim nga grupi parlamentar i PD, lexuat atë të Aleancës. Shkresat e grupeve parlamentare, lexohen siç vinë, pavarësisht i pëlqen apo jo.”, tha ai.
Kaq ka mjaftuar që të ndërhynte drejtuesja e sencës Ermonela Felaj e cila i kujtoi Bardhit që opozita të zgjidhë problemet mes vetes dhe pastaj do merren në shqyrtim kërkesat.


