Bardhi: E patolerueshme! Doni të kapni Gjykatën Kushtetuese me Ardian Dvorani, nuk marrim pjesë në përzgjedhje
Deputeti i PD Gazemnt Bardhi gjatë fjalës së tij në seancën plenare tha se PS po intimidon deputet të opozitës për të votuar kandidatin e tyre politik Ardian Dvorani për kreun e Gjykatës Kushtetuese.
Ai bëri me dije se nuk do të marrin pjesë këto zgjedhje. Ai u shpreh se “Ne nuk marrim pjesë në procesin e përzgjedhjes së anëtarit të gjykatës kushtetuese".
Gazemnt Bardhi: Eksponent të grupit tuaj parlamentar janë përpjekur të intimidojnë deputet të opozitës parlamentare. Individët e intimiduar për të votuar kandidatin tuaj politik Ardian Dvorani është që fleta juaj e avokatit dhe fletar për anëtarin e e gjykatës kushtetuese të bashkohen bashkë sikur janë ngatërruar. Është akti më i rëndë që ka ndodhur në këto 30 vite parlamentarizëm. Ajo që unë po ju kërkoj është pse po e bëni bashkarisht, pse nuk e ndani këtë procedurë? I bashkuat të dyja çështjet me qëllimin e mbrapsht po mafioz të kapjes së Gjykatës Kushtetuese nga një kamikaz i partisë tuaj. Kjo është e patolerueshme. Është akti më i rëndë që i ka ndodhur këtij parlamenti. Ne nuk marrim pjesë në procesin e përzgjedhjes së anëtarit të gjykatës kushtetuese. Procesi që keni nisur për të korruptuar deputet që të çoni Ardian Dvorani në Gjykatën Kushtetuese është akt i papranueshëm.
