Ndalesë në Shqipëri gjatë turit në Ballkanin Perëndimor/ Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa

Ndalesë në Shqipëri gjatë turit në Ballkanin

Kryeministri Edi Rama do të presë nesër në Tiranë Presidentin e Këshillit Evropian António Costa, në kuadër të një vizite që përfshin disa vende të Ballkanit Perëndimor.

Vizita vjen në prag të Samitit BE–Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet më 5 qershor në Tivat të Malit të Zi.

Takimi zhvillohet në një periudhë kur Bashkimi Evropian po kërkon rezultate më konkrete nga vendet kandidate në procesin e integrimit.

Pas takimit mes dy delegacioneve në orën 11:15, Rama dhe Costa pritet të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp në orën 12:15, ku do të flasin për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, si dhe për ecurinë e procesit të integrimit.

Vizita shihet si pjesë e përpjekjeve për forcimin e bashkëpunimit mes BE-së dhe vendeve të rajonit, në një moment kur Shqipëria synon të avancojë në negociatat e anëtarësimit dhe të përmbyllë procesin deri në vitin 2030.

EMISIONET