Balliu: Po provojmë vjedhjen e zgjedhjeve te ndërkombëtarët, u implikua edhe krimi i organizuar
Përmes një interviste në Ora News, deputeti i zgjedhur i PD-së, Klevis Balliu tha se denoncimet e opozitës janë një detyrë e jona për të nxjerrë një të vërtetë që e dinë të gjithë dhe duhet ta dijë edhe faktori ndërkombëtar.
Sipas Balliut, ka edhe një mungesë të theksuar të videove në shumë qendra votimi, kanë qenë inekzistente, pasi nuk kanë punuar kamerat.
Balliu: Denoncimet e opozitës janë një detyrë e jona për të nxjerrë një të vërtetë që e dinë të gjithë dhe duhet ta dijë edhe faktori ndërkombëtar. Janë rreth 500 video të tjera ku janë konstatuar njerëz që kanë votuar më shumë se një herë, apo që kanë futur duart në kutitë e votimit. Ka edhe një mungesë të theksuar të videove në shumë qendra votimi, kanë qenë inekzistente, pasi nuk kanë punuar kamerat. Procesi ka dështuar qysh në fillim.
Në zgjedhje janë implikuar edhe krimi i organizuar. Krimi është zhvilluar sa është bërë një rrezik për mbarë Evropën, duke tejkaluar në trafiqe edhe mafiet më të njohura. Ne po bëjmë çmos përballë bandave dhe qeverisë, por është naive që të thuash se opozita do t’i arrestojë, pasi nuk e kemi këtë tagër. Ne nuk kemi as denoncimin si dytë, sepse i takon drejtësisë.

