Balliu: Asgjë nuk e ndal ndryshimin! Nesër në orën 12:00 takohemi më shumë se kurrë në “Air Albania”

Balliu: Asgjë nuk e ndal ndryshimin! Nesër në orën 12:00

Dita e sotme, pra 14 prilli, shënoi zyrtarisht nisjen e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 14 maji.

Ndërkohë që kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe kryedemokrati Sali Berisha ftojnë mbështetësit e tyre që t'u bashkohen në tubim nesër, më 12.00, në stadiumin "Air Albania".

Një ftesë që është përcjellë përmes një video-mesazhi mbrëmjen e sotme edhe nga Sekretari për Organizimin në PD, Klevis Balliu.

“Asgjë nuk e ndal ndryshimin!

Nesër në orën 12:00 takohemi më shumë se kurrë në stadiumin Air Albania”, shprehet Balliu i cili dëgjohet së bashku me të rinjtë që e shoqërojnë duke thirrur që njësia 16 është me Belind Këlliçin.

Sa i përket fushatës së çelur sot, për një muaj, partitë politike do të shpalosin programet e tyre.

“Frymëmarrje për Shqipërinë” ishte slogani i prezantuar sot nga kandidati i Enkelejd Alibeajt për Bashkinë Tiranë, Roland Bejko.

Ai tha se ka një plan të qartë se si do arrijë të marrë bindjen e qytetarëve dhe mënyra efektive, sipas tij, është “derë më derë”.

Po ashtu, Bejko kërkoi nga demokratët që të ishin racionalë në ditën e votimit.

Nga ana tjetër, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e cilësoi Bejkon si një kandidat i fortë, ndërsa tregoi se përballjen e tij të parë politike e ka pasur në Gjirokastër.

klevis balliu belind këlliçi balliu

EMISIONET