Balla: “Tempulli 2” operacion i madh në shkallë kombëtare, nuk pati rrjedhje informacioni
Ministri i Brendshëm Taulant Balla e konsideroi operacionin "Tempulli 2" një sukses të radhës së policisë së Shtetit, në kuadër të të cilit u arrestuar rreth 270 persona.
Ai theksoi se edhe sasia e lëndëve narkotike është shumë e madhe kraharuas me pritshmëritë, si dhe se gjatë këtij operacioni janë një numër armësh pa leje të sekuestruara.
Balla: Kemi arritur të realizojmë një fazë të dytë të Tempulli. Ka disa suksese, ka qenë një operacion i madh në shkallë kombëtare, suksesi i parë lidhet me faktin që nuk kemi patur rrjedhje të informacionit. Urdhrat e lëshuar, janë realizuar me suksese. Biem dakord me të gjithë banorët se na duhet të rrisim prezencën tonë në territor për shkolla të sigurta. Edhe sasia e lëndëve narkotike është shumë e madhe kraharuas me pritshmëritë. Edhe gjatë këtij operacioni kemi një numër armësh pa leje të sekuestruara.

