Balla takim me shqiptarë në Toskana: Kontribut në promovimin e Shqipërisë

Balla takim me shqiptarë në Toskana: Kontribut në promovimin e

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh drejtues politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla zhvilloi një takim me dy përfaqësues të komunitetit shqiptar nga Toskana, Ervis Gramshi dhe Bruno Leka, të cilët njihen për angazhimin e tyre në këtë rajon të Italisë.

Në takim ishte i pranishëm edhe Alessandro Martini, themeluesi i televizionit social “Televisium”, që transmeton përmes platformave sociale.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri Balla vlerësoi rolin e tyre në forcimin e imazhit të Shqipërisë jashtë kufijve dhe shprehu mirënjohje për përpjekjet e tyre në promovimin e kulturës dhe identitetit shqiptar.

“Mirënjohje për promovimin e Shqipërisë”, shkruan ai, duke theksuar rëndësinë e këtyre nismave për lidhjen e fortë mes diasporës dhe atdheut.

Ky takim është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ministrit për të ndërtuar ura bashkëpunimi me shqiptarët në diasporë dhe për të mbështetur iniciativat që e bëjnë Shqipërinë të njohur për vlerat dhe potencialin e saj.

EMISIONET