Balla takim me drejtuesin e Antimafias italiane: Në fokus edhe ekstradimi i personave nga Emiratet Arabe

Balla u takua me drejtuesin e antimafias italiane, dhe prokurore të tjerë të Italisë. Në fokus te këtij takimi ishte bashkëpunimi mes dy palëve ku është dakordësuar detajimi i një memorandumi me Policisë Shqiptare dhe Prokurorive për evidentimin e grupeve kriminale që janë angazhuar në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Antimafia dhe ministria e brendshme kane rënë dakord për identifikimin e rrjeteve kriminale të drogës ku janë të përfshirë shqiptarë kryesisht nga Amerika Latine drejt Evropës. Me parimin e ndjekjes së parave ku investohen edhe në vende të tjera jo vetëm në Shqipëri.

Eksperienca e Antimafia do të bëhet edhe në Shqipëri për negocimin për ekstradimin e personave që fshihen në Emiratet e Bashkuara Arabe. Dhe për të filluar sa më shpejt këto ekstradime edhe nga Amerika Latine dhe vende të tjera që nuk kemi marrëveshje.

Do krijohet një hartë për grupet kriminale për ti goditur. Është diskutuar edhe për Antiterrorin dhe luftën kundër krimeve kibernetike. Bashkëpunimi do të sjellë eksperiencën italiane dhe të Antiterrorit italian në Shqipëri me ekspertizën që kanë dhe do i ofrohet edhe Shqipërisë.

Antimafia shqiptare do bashkëpunim të drejtpërdrejtë me Shqipërinë. Do të detajohet në ditët në vijim. Fokusi kryesor është kundër trafikut të lëndëve narkotike. Mes të tjerash u diskutua dhe për parandalimin e drogërave sintetike.

Balla takim me drejtuesin e Antimafias italiane: Në fokus edhe ekstradimi i

EMISIONET