Balla: Përdoruesit e mjeteve lundruese të respektojnë perimetrat e sigurisë, nuk do ketë tolerime

Balla: Përdoruesit e mjeteve lundruese të respektojnë perimetrat

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla i ka kërkuar përdoruesve të mjeteve lundruese që të respektojnë perimetrat e sigurisë ujore. Balla ka thënë se policia është në krye të detyrës për të monituruar plazhet.

Balla ftoi gjithashtu qytetarët që për cdo rast ku konstatojnë shkelje, të njoftojnë policinë.

Postimi i Balles:

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare janë në krye të detyrës për të monitoruar plazhet ku po pushojnë qytetarë të shumtë vendas dhe të huaj.

Dua t’i kujtoj përdoruesve të mjeteve lundruese, që të respektojnë me rigorozitet perimetrat e sigurisë ujore për plazhisët, të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete. Nuk do të ketë asnjë tolerim në asnjë rrethanë dhe për askënd.

Ftoj qytetarët që për çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë dhe të përdorimit të mjeteve lundruese në mënyrë të parregullt, të telefonojnë , duke iu garantuar reagim të shpejtë, me forcën e ligjit.

EMISIONET