Pas ngjarjes tragjike në Gjykatën e Apelit, Presidenti Begaj konsultim në presidencë me krerët e institucioneve të drejtësisë

Pas ngjarjes tragjike ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja, presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një takim konsultativ me udhëheqësit kryesorë të institucioneve të drejtësisë.

Në zyrën e presidentit kanë qenë të pranishëm kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi, drejtori i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, dhe kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogadani.

Diskutimet kanë qenë të fokusuar në përmirësimin dhe rishikimin e rregulloreve të sigurisë në gjykata, për të parandaluar ngjarje të ngjashme në të ardhmen. Takimi i sotëm vjen pas sulmit të ndodhur në sallën e Gjykatës së Apelit, ku gjyqtari Kalaja humbi jetën gjatë ushtrimit të detyrës së tij.

Masa shtesë dhe konsultime të tjera pritet të zhvillohen në ditët në vijim për të forcuar sigurinë në sistemin gjyqësor.

EMISIONET