AVOKATËT FLASIN PËR METËN! Cakrani: S’ka ka shkelje, në qeli se po analizohen financat e ish-vjehrrës

Avokatët e Ilir Metës kanë ngritur pretendimet se ai po mbahet në burg në pritje të analizës financiare të ish-vjehrrës, por dhe të lobimit të LSI në SHBA. Në konferencë Kujtim Cakrani ka pretenduar se në asnjë rast Meta nuk ka firmosur dhe nuk ka shkelje ligjore.

Avokati i Ilir Metës përmes një konference për mediet ka paraqitur versionin e tij kundër akuzave të SPAK.

Kujtim Cakrani shprehet se nga hetimet nuk ka një dokument antiligjor të firmosur prej tij

Madje akuzon se Meta po mbahet në burg në pritje të një bilanci financiar të ish-vjehrrës.

Një pikëpyetje sipas Cakranit ka mbetur për lobimin e LSI në SHBA, por edhe këtu ai kishte kundërshtime

Cakrani theksoi se në qeli Metës i është hequr dhe e drejta e komunikimit.

Kreu i Partisë së Lirisë u arrestua në 21 tetot të vitit 2024 si i dyshuar për korrupsion në dosjen “CEZ-DIA”, lobimin e LSI në SHBA, por dhe ndërhyrjet për shtrirjen e linjës së internetit.

EMISIONET