Aulon Kalaja ankimon në Gjykatë vendimin e SPAK për mosfillimin e hetimeve

Aulon Kalaja ankimon në Gjykatë vendimin e SPAK  për mosfillimin

Kandidati për deputet i PD-ASHM në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Aulon Kalaja ankimoi vendimin e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion për mosfillimin e hetimeve sa i përket kallëzimit të tij, lidhur me vendimin e qeverisë për të falur gjobat përpara zgjedhjeve.

Kalaja sapo u paraqit në Gjykatën e Posaccme Antikorrupsion teksa ankimi i tij pritet të regjistrohet në shkallën e parë të gjyqsorit, ku me pas do hidhet shorti elektronik për të caktuar gjyqtarin që do shqyrtojë kërkesën e tij.

Kalaja depozitoi kallëzim në SPAK në 27 maj të këtij viti , pasi sipas tij vendimi i qeverisë  ndikoi në mënyrë të drejtëpërdrejtë në zgjedhje.

EMISIONET