Çata: Kanë vjedhur paratë publike, nuk mund të jetë më kryebashkiak i Tiranës!

Nga fjala në protestën para bashkisë së Tiranës të z. Edmond Çata, Doktor i Shkencave Politike, drejtor ekzekutiv i Institutit të Studimeve për Arsimin e Lartë në Shqipëri,

"Para nja jave ju thashë që Erion Veliaj nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen! Dhe këtë Veliaj po e provon ditë për ditë. Por Erion Veliaj nuk mund të jetë më në karrigen e kryetarit të bashkisë së Tiranës sepse ka abuzuar me pushtetin sepse e kemi parë me vendimet që ka marrë duke anashkaluar Këshillin Bashkiak.

Veliaj ka vjedhur paratë publike! I kemi parë edhe aferat e inceneratorëve, të kompanisë së famshme 5D!Veliaj nuk mund të jetë kryetari i bashkisë së Tiranës se është demagogu dhe gënjeshtari më i madh."

EMISIONET