Asnjë vendim për të ardhmen/ Katër “idetë” që iu propozuan Bashës në 6 orë

Pas 6 orësh mbledhje të martën grupimi i Lulzim Bashës nuk ka vendosur asgjë për të ardhmen politike pasi vulën e partisë e mori Sali Berisha.

Sipas burimeve gjatë mbledhjeve të kryesisë dhe kolegjit të kryetarëve janë hedhur 4 ide se çfafë mund të ndodh me grupin “Basha”.

Disa prej anëtarëve të këtyre strukturave kërkojne Rekurs në Gjykatën e Lartë dhe vijimin e betejës ligjore.

Një tjetër ide është mbyllja e ballafaqimit ligjor dhe krijimi i një partie të re.

Mundësia e tretë është rishikimi i ekzistencës së grupit pasi me ikjen e vulës dhe simboleve mund të ikin edhe infrastruktura dhe strukturat bazë të partisë.

Ideja e 4 e hedhur është ajo e një fraksioni brenda PD, por që kjo nuk është mbështetur nga shumica e anetarëve.

Lulzim Basha nësohet se vetë nuk ka dhënë asnjë ide por që ka urdhëruar kryesinë dhe kryetarët e degëve qe të dalim në Terren dhe të mbledhin opinionet e bazës në mënyrë që në mbledhjen e ardhshme të vendoset cili do të jetë fati i grupimit.

EMISIONET