Armando Duka reagon për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit: Prehu në paqe Tos Nano. Sa keq që ike kaq herët!

Lidhur me ndarjen nga jeta të ish-kryeminstrit FatosNano ka reagur dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Në postimin e tij në Facebook ai është shprehur se ai u largua me dinjitet dhe si një zotëri i vërtetë.

Postimi i plotë i Armando Dukës:

Fatos Nano u largua nga kjo jetë siç jetoi gjithmonë, me dinjitet dhe si një zotëri i vërtetë.

Ishte zotëri në çdo rrethanë, si kur drejtonte vendin si Kryeministër, ashtu edhe kur ishte thjesht një qytetar mes nesh.

Tosi do të më mungojë shumë. Si mik, si politikan, por mbi të gjitha si njeri. Ai që e ka njohur nga afër e di se ishte unik, i veçantë dhe i pazëvendësueshëm.

Prehu në paqe Tos Nano. Sa keq që ike kaq herët!

 

EMISIONET