Apartamentet në Tiranë, sa në Milano/ Këlliçi: Pastrimi i parave, rekord

Apartamentet në Tiranë, sa në Milano/ Këlliçi:

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë një reagim në rrjetet sociale lidhur me studimin e Numbeo për fuqinë blerëse në Tiranë.

Këlliçi shkruan se çmimet e apartamenteve në Tiranë janë rritur pasi pastrami i parave është përfshirë në sektorin e ndërtimit.

Të dyja këto çështje, thotë Këlliçi, kanë një të përbashkët, emrin e kryeministrit Rama. Deputeti shkruan se është Rama ai që cakton se ku do të ndërtohet, si do të ndërtohet dhe cili do të marrë leje ndërtimi.

Më tej, demokrati shprehet se industria e ndërtimit drejtohet nga Rama, industry në të cilën ka para të dyshimta nga krimi dhe korrupsioni.

REAGIMI I KËLLIÇIT

Janë dy të dhëna që edhe pse në burime të ndryshme, lidhen thelbësisht me njëra tjetrën dhe të dyja të çojnë tek Edi Rama!

Sipas studimit të Numbeo, nisur nga të ardhurat dhe fuqia blerëse, Tirana për rritjen e çmimit të apartamenteve barazohet me Milanon dhe vendoset në 4 qytetet më të shtrenjta në Europë, ku një familje i duhen 17.6 vite punë për të blerë një banesë.

E dhëna tjetër vjen nga INSTAT dhe bën të ditur se pastrimi i parave arriti rekordin e 10 viteve të fundit. Dhe është pikërisht sektori i ndërtimit ku ky fenomen është i përhapur. 

Gjatë 2025 kjo veprimtari kriminale u rrit me 11% krahasuar me një vit më parë.

Ko është arsyeja kryesore pse çmimet janë kaq të larta dhe të papërballueshme nga qytetarët.

Por të dyja këto dukuri tregojnë në sfond portretin e Edi Ramës.

Ai është personi që cakton vendet ku do ndërtohet, merret me projektet dhe është ai që jep lejet. Si në Tiranë ashtu dhe në zonat turistike.

Pra Edi Rama e drejton këtë industri ku fitimet janë të larta dhe pastrimi i parave është në rritje?

Kemi të bëjmë me të ardhura të dyshimta e të paligjshme nga dy burime kryesore, krimi i organizuar dhe korrupsioni.

Dy fusha ku Edi Rama ka lidhjet e tij të fuqishme. Aferat e mëdha lidhen me vendimet e tij me qeverisjen dhe tenderat e tij. Ndërsa krimi i organizuar ka gjetur tek ai partnerin e duhur për të penetruar në treg.

Nëse është dikush drejtpërdrejt përgjegjës pra për çmimet e larta të apartamenteve dhe për pastrimin e parave të krimit, ai është Edi Rama.

EMISIONET