Anulimi i 83% të fondeve të USAID/ Crawford: Tregon se luhet shumë me paratë publike të SHBA-së

Anulimi i 83% të fondeve të USAID/ Crawford: Tregon se luhet

Mark Crawford, ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, foli në lidhje me 83% të anulimit të fondeve USAID  në mbarë botën.

Crawford tha se të gjitha vendet kanë vlerë, por nuk kanë vlerë për qeverinë amerikane, sepse luajnë me paratë publike të SHBA-së.

“Kur erdha në Shqipëri dhe punova në lidhje me fondet nuk ishte tamam USAID, por kishin një lidhje me të.

Kjo gjë kishte sukses, sepse kishin 30 milionë dollarë, që kishin investuar edhe në bankë edhe ne aeroportin edhe të tjerat, u bë mbi 300 milionë dhe vazhdon të jetë një ndihmë dhe bashkëpunim midis Shqipërisë dhe Amerikës.

Kam bashkëpunuar dhe me disa projekte të tjera të USAID në Ballkan. Në Mal të Zi kam themeluar një bankë, e cila ishte e mbështetur nga USAID.

Në Mal të Zi ata e kanë bërë punën, kanë shpallur sukses dhe kanë ikur. Në Shqipëri kanë berë një punë të mirë dhe nuk kanë pasur sukses, por besoj se ata duhet të shpallin sukses.

Është koha për investim, është koha për bashkëpunim dhe më pas duhet të procedojmë ndryshe.

Janë disa vende jo që nuk kanë vlerë, por nuk kanë vlerë nga qeveria amerikane. Kjo gjë do të thotë që luhet me paratë publike të SHBA-së”, tha Crawford për SyriTv.

EMISIONET