“Antikorrupsion” Kreu i KLSH-së: Duam qartësi dhe komunikim konkret për komisionet e reja
Në takimin e kryeparlamentares Elisa Spiropali me drejtuesit e Institucioneve të Pavarura, ishte i pranishëm edhe Drejtori i Kontrollit të Lartë të Shtetit Arben Shehu.
Shehu tha se KLSH kërkon një komunikim më konkret me komisionet e reja dhe sipas tij, kjo do t’i shërbejnë efikasitetit të punës së përbashkët.
“Do doja që të shprehja vullnetin e KLSH për të pasur një lloj komunikimi në vazhdimësi të plotë me të gjitha institucionet në radhë të parë me kuvendin dhe me institucionet e tjera të pavarura. Të kishim një komunikim më konkret me komisionet dhe sidomos me komisionin e ri të ndërtuar nga Kuvendi për të pasur një fokus sa më të qartë dhe një ekonomizim në veprimet dhe komunikimet e nevojshme. Këto i shërbejnë efikasitetit të punës sonë të përbashkët. Ne do të jemi në dispozicion të plotë të këtyre veprimtarive nga komisionet, por do doja një dija një komunikim sa më konkret”, tha ai.

