“Ankohet” Alibeaj: Selia PD-së vijon të jetë e zaptuar nga Berisha edhe pas vendimit të Gjykatës

“Ankohet” Alibeaj: Selia PD-së vijon të jetë e

Në një dalje për mediet, kreu i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj u shpreh se selia kryesore e PD-së vijon të jetë e zaptuar ende nga Berisha edhe pas daljes së vendimit të Gjykatës.

Ai tha se i vjen keq që në këtë periudhë një pjesë deputetësh e kanë kaluar më së shumti kohën me debate mes njëri-tjetrin ndërkohë që duhet të kishin kaluar më shumë kohë me demokratët. 

Alibeaj: Selia kryesore e PD-së vijon të jetë e zaptuar ende nga Berisha edhe pas daljes së vendimit të Gjykatës. Më vjen keq që në këtë periudhë një pjesë deputetësh kemi kaluar më së shumti kohën me debate mes njëri-tjetrin ndërkohë që duhet të kishim kaluar më shumë kohë me demokratët. Unë kam kuptuar qartë se baza e PD është e qartë në orientimin politik.

EMISIONET