Ankimi për çështjen Balluku/ Gogu: Qeveria do të bëjë atë që do të vendosë Kushtetuesja

Ministri i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Toni Gogu në një deklaratë për mediat ka folur për ankimin e qeverisë për çështjen Balluku.

Sipas tij, qeveria ka ushtruar të drejtën Kushtetuese dhe ka depozituar një ankim.

Ai theksoi se në përfundim të këtij procesi qeveria do të bëjë ata që do të vendosë Gjykata Kushtetuese.

“Unë besoj se është e udhës që qeveria ta vazhdojë të qeverisë. Qeveria ka bërë që me të drejtën që i jep Gjykata Kushtetuese ka depozituar një ankim në Gjykatën Kushtetuese në përfundim të këtij procesi qeveria do të bëjë atë që do të vendosë Gjykata Kushtetuese”, tha Gogu.

EMISIONET