Andoni: Përplasjet në PS do të jenë më të mëdha se sa në PD, nuk i përfaqësojnë më njerëzit

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, analisti Ben Andoni u shpreh se PD-ja dhe PS-ja e kanë kuptuar se nuk i përfaqësojnë më shqiptarët.

Ai tha se PS tregoi se është një parti e djathtë dhe që nuk pyet fare për njerëzit dhe se parashikon që përplasjet në PS do të jenë më të mëdha se sa në PD.

Andoni: PD-ja e ka kuptuar se nuk i përfaqëson më shqiptarët, po ashtu sikurse e ka kuptuar edhe PS-ja që nuk e përfaqëson më të majtën. Kjo është një gjë fare e dukshme. Më duket se ky proces i PD-së do të nxjerrin mendjen e kthjellëta ashtu sikurse doktor Alimehmeti, që PD-ja nuk e postoi mirë në pozicionin e tij. Unë besoj se ka shumë të tjerë të tillë.

PD-ja po rikujton stade që i la në mes si çështja e pronës apo të persekutuarit. Ndërkohë që, kanë lënë një terren pafund tek PS që tregoi se është një parti e djathtë dhe që nuk pyet fare për njerëzit. Unë pres dhe parashikoj që përplasjet në PS do të jenë më të mëdha se sa në PD.

EMISIONET